E kërcënonte me gjeste të turpshme derisa adoleshentja vendos t’i japë atë që meriton

720
Sigal

Një 19 vjeçare është bërë objekt i përndjekjes e fyerjeve nga më të ndryshmet derisa nuk ka duruar dot më dhe ka vendosur t’i drejtohet policisë.

Shtetasja me inicialet R.K banuese në Këlcyrë, ka denoncuar në polici një 27 vjeçar, i identifikuar si E. Kalemi.

Ky i fundit kishte përndjekur prej kohësh të renë. Madje e kishte fyer e kërcënuar me gjeste vulgare fizike e verbale.

Policia pasi ka marrë denoncimin i ka bërë një “vizitë” 27 vjeçarit, i cili tashmë është në pranga.