Nuk ka para për teste dhe vaksina por ka miliarda për PPP-të

264
Zv kryetari i LSI Durrës, z.Bujar Dhima ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social facebook në lidhje me zhvillimin e ppp-ve nga ana e Rilindjes, pavarësisht faktit se vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit. Dhima ka bërë me dije se Rilindja ka akorduar një fond prej 5 miliard lekësh për ppp për sigurinë rrugore në një kohë kur nuk ka para për teste dhe vaksina.
Ja postimi i plotë :
Miliardat e “Rilindjes” për PPP-të vazhdojnë teksa vendi është në mjerim.
”Rilindja” fond prej 5 miliardë lekësh për PPP për sigurinë rrugore.
Kjo do të zërë rreth 49.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
Por nuk është ky shpenzimi i vetëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm gjatë këtij viti ka zhvilluar dy tendera me vlerë 241 milionë lekë për këtë qëllim.
MILIARDA për PPP-të teksa vendi është në mjerim dhe po përballet me pandeminë.
Nuk ka para për teste dhe vaksina por ka miliarda për PPP-të.
Më 25 prill ta largojmë këtë qeveri të papërgjegjshme dhe oligarkësh dhe t’ia kthejmë vendin shqiptarëve.
Bujar Dhima
Zv/Kryetar i LSI Durrës
Sigal