Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit, Shimon Peres

56

Gazeta Telegraf/

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, i ka
dërguar sot një mesazh ngushëllimi homologut izraelit, për ndarjen nga jeta të
Presidentit të 9-të të Izraelit, për periudhën 2007-2014, Shimon Peres.

 

Në telegramin e ngushëllimit Presidenti Nishani shprehet:

 

 

“I nderuar Zoti President,

 

Ndarja nga jeta e Presidentit të 9-të të Izraelit, Shimon
Peres, më trishtoi shumë dhe përmes Jush dëshiroj që t’i përcjell familjarëve e
të dashurve të të ndjerit, si dhe popullit dhe qeverisë izraelite, ngushëllimet
më të ndjera e të sinqerta.

 

Presidenti Peres ia dedikoi politikës pjesën më të madhe
të jetës së tij të gjatë, dhe ndarja nga jeta është një humbje jo vetëm për
familjen e tij dhe popullin izraelit, por edhe për procesin e paqes në Lindjen
e Mesme, të cilin e pasuroi me ide e zgjidhje racionale e konkrete. Bota humbi
një lider vizionar.

 

Ju siguroj se në këtë ditë trishtimi për familjen e të
ndjerit dhe popullin izraelit, jam pranë tyre dhe lutem së bashku me ta që
Presidenti Peres të prehet në paqe.” – mbyllet mesazhi i ngushëllimit
i Kreut të Shtetit.