Pusteci ( Liqenas) zona e parë që nis numrimin për vitin 2017

547
Ka nisur nuimërimi i kutive në orën 23:39. Nga rezultatet e numërimit të kutive të para të votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ka një përmbysje të rezultatit sa i përket 2013-ës.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka spostuar në vend të tretë Partinë Demokratike. Forcë e parë është PS-ja, dhe vihet re një rritje e ndjeshme e votave për LSI-në, tashmë të drejtuar nga Petrit Vasili pas zgjedhjes së Ilir Metës President të Republikës. Kutitë e para janë numëruar në qarkun e Korçës, pasi shqiptarët votuan deri në orën 20:00.

Kjo është një zonë minoritare Maqedonase.

Janë numëruar kutitë e Pustecit dhe Liqenasit.

Deri tani PS ka 112 vota, LSI 100 vota dhe PD 111 vota ne Pustec, ndërsa në Liqenas 201 për PS, 202 LSI dhe 83 PD.

Ne total rezulton PS me 313 vota, LSI me 302 vota dhe PD 184.

Numërimi vazhdon masivisht në shumë vende të tjera 
Sigal