Presidenti Meta emëron ambasadorin e ri në detyrë

569
Sigal

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

 

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

 

D e k r e t o j:

 

Neni 1

 

  1. Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

 

Neni 2

 

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Nr. Dekretit 11357

Tiranë, më 19.11.2019

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

 

ILIR META