Prej mesnatës, i gjithë qarku i Kukësit pa drita

509
Sigal

Qarku i Kukësit prej më shumë se 12 orësh nuk furnizohet me energji elektrike.

Shkak është bërë një defekt i shkaktuar në linjën e transmetimit të tensionit të lartë të energjisë, që furnizon të gjithë zonën.

Pa energji janë Kukësi, Hasi dhe Tropoja.

Ekspertët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekterike po punojne per rregullimin e defektit.