Policia londineze e shqetësuar për Renaton, rezulton i zhdukur që prej 6 janarit

87
Një 17-vjeçar shqiptar ka vënë në alarm autoritetet londineze pasi prej 6 janarit është zhdukur pa lënë gjurmë dhe askush nuk ka asnjë informacion për të.
Policia ka kërkuar ndihmën e publikut për të gjetur të riun, duke shfaqur një foto të tij në media dhe në disa nga rrugët kryesore të zonës ku ai banon.
“Jemi të shqetësuar për mirëqenien e Renatos, për shkak se askush brenda Mbretërisë së bashkuar nuk di asgjë për të. Ju lutëm na kontaktoni nëse keni ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në gjetjen e tij dhe të sigurohemi se ai është shëndoshë e mirë”, – bën apel policia.
Renato Bajamaj është parë për herë të fundit në 6 janar në rrugën ku ai banonte veshur me xhaketë të zezë dhe xhinse. Ai përshkruhet si bardhosh, i dobët, me sytë kaf dhe flokë të shkurtër të zinj.