Po Skrapari nesër?

765

Enver CAKAJ

Më duket se i kemi thënë të gjitha, se si ka qenë Skrapari në vitet që ikën. Edhe në pastë mbetur ndonjë gjë pa thënë, do të shfrytëzojmë këtë shkrim të ditëve të fundit të këtij viti. Nuk duam t’u mbetemi borxh viteve që pasojnë. Por me ç’shikojmë, bashkia e Skraparit do të na hapë punë edhe ne të shtypit vitin që po vjen. Ajo është gjithmonë në rol sulmues dhe i ka përveshur mëngët për të tjera punë. Këtë e pamë në një analizë që bëri për realizimin e detyrave të këtij viti dhe projekteve që ka gati për vitin e ardhshëm. Me sa duket edhe qeveria ja ka hapur thesin e financimeve. Ky Skrapar i lënë mënjanë si gunë e vjetër për 27-vite, po shikohet me të dy sytë. Si duket vizita e Ramës dhe Metës tok me ambasadorin amerikan, e ndjenë varfërinë dhe harresën e këtij rrethi në atë natë që bujtën në Çorovodë. Ka qenë në Skrapar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, po erdhi për të marrë ndonjë votë dhe i porositi skraparasit që të mbjellin qershi, kur çakejtë e tij i shkatërruan dhjetëra blloqe me qershi e mollë. Por bashkia e Çorovodës i është përveshur vendçe punës. Si duket e ka lexuar dhe bërë moto të saj thënien e Maksim Gorkit: “Shpërblimin e gjejmë në punën që bëjmë.”


Ku do të mësyjë vitin e ardhshëm bashkia e Skraparit? Në analizën e organizuar u përmend shifra një miliard lekë të planifikuara. Brenda saj 640.4 milionë janë investime. Por aksionin e parë ajo do ta bëjë në krehjen e punonjësve të aparatit të bashkisë. Kryetari i saj, Nesim Spahiu i kishte testuar gjatë vitit ,se kush vinte në punë dhe kush punonte. Llogaria i ka dalë që të shkurtojë rreth 90-punonjës. Pra,ata që mbeten do të jenë të gjithë sulmues për të realizuar të gjitha projektet e planifikuara. Fshatrat e Skraparit kanë nevojë të gjithë për shumë shërbime, sepse të gjitha kanalet vaditëse e kulluese dhe rrugët i shkatërruan vandalët e demokracisë, po bashkia ka qëmtuar me kujdes dhe ka projekte për më të domosdoshmet. Me të ardhurat e bashkisë do të financohen asfaltimi i rrugës deri në fshatin Munushtir, rruga “Dervish Iljazi”, rikonstruksioni i shkollave Vëndreshë e Gradec, Muzeu historik, zyrat e zjarrfikëses, lokali veror, që u dëmtua nga përmbytjet e fundit, sistemi i ndriçimit dhe disa objekte të tjera Do të ndërtohet rruga në Backën e poshtme, rruga e Zhepës, Malindit dhe Qeshibesit. Është planifikuar hapja e kanaleve ujitëse në Munushtir dhe Gjerbës. Bashkia e Çorovodës ka bërë projekte cilësore për të cilat këtë vit u shpërblye me pesë milionë lekë.

Skrapari do të ketë projekte të tjera të rëndësishme,që do të financohen nga shteti dhe donator të ndryshëm, për të cilat bashkia është gjithmonë në kërkim. TAP-i është përhapur në disa vepra të rëndësishme; për rikonstruksionin e disa shkollave e kopshteve. Po vazhdon rruga që lidh Skraparin me Përmetin, në të cilën ka përfunduar ura e re në Hambull dhe rruga deri në fshatin Rok dhe ka nisur ndërtimi i urës në Rok. Do të rikonstruktohet rruga deri tek ish-SMT-ja, do të ndërtohet pazari i ri, lulishtja ku ishte pazari, parkingu. Do të ndërhyhet në sistemimin e lumit në Guhak për mbrojtjen e tij. Por vepra më e rëndësishme do të jetë ujësjellësi i ri, për të cilin janë planifikuar 15 milionë lekë. Kjo do të zgjidhë përfundimisht furnizimin me ujë të pijshëm 24-orë. Një investim tjetër i rëndësishëm do të jetë edhe krijimi i dy fshatrave turistikë, për të cilën i kanë kërkuar ndihmë qeverisë, për fshatrat Bogovë dhe Gjerbës. Bashkë me këtë është bërë dhe projekti për asfaltimin e rrugës së Tomoricës dhe riparimin e urës së dëmtuar në Thanëz, që lidh anën e përtejme të Tomoricës. Bashkia e Çorovodës nuk ngopet me punë. Mjafton të ketë financime. Po të mos kishte shlyer borxhet e lëna nga ish-komunat, rrethi do të kishte përfituar shumë vepra të tjera, që presin. E rëndësishme për banorët e Skraparit është mbajtja e çmimeve e taksave në të njëjtin nivel. Pra, taksat e tyre do të kthehen të gjitha në investime me vlera për ta. Në qytetin e Çorovodës ka një gjë të çuditshme, çdo ditë shikojmë që afishohen lajmërime që kërkojnë fuqi punëtore. Por ka dhe një shfaqje të keqe tek disa të rinj, që pranojnë të rrinë lokaleve e rrugëve dhe nuk dëshirojnë të punojnë duke rënduar padrejtësisht familjet e tyre. Të gjitha firmat që vijnë në Skrapar nga rrethe të tjerë i sjellin punëtorët me vete. Nuk marrin shembull nga ata dhjetëra investitorë të huaj,që vijnë të punojnë këtu,që nga Kina,Indonezia Greqia,Italia. Mirëpo ka dhe një shembull pozitiv, se njerëzit po i kthehen fshatit. Disa emigrantë të ardhur nga Greqia dhe Italia kanë ngritur bizneset e tyre me ferma lopësh, bagëti e blloqe pemësh. Kështu që Skrapari nuk është më një xhep ku flenë njerëzit dhe toka, po i kërkon të zotët e saj, pavarësisht se shumë toka kanë mbetur ende lëndina, prandaj të mos enden më rrugëve të botës, por të vinë e ta kthejnë atë në vlera për v