Grabitën 3 mln lekë nga një pikë valute, autorët fshehën paratë në një pusetë tek Rruga e Kavajës

190
Sigal

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë tek rruga e Kavajës, ku 3 persona grabitën 3 milionë lekë nga një pikë valute. Raportohet se 22-vjeçari i arrestuar, R.S ishte vënë në pranga nga policia po atë ditë, por kjo gjë u mbajt e fshehur nga autoritetet me qëllim identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në grabitje.

Pas grabitjes, uniformat blu bënë të mundur identifikimin e vendodhjes së parave, të cilat ishin fshehur nga dy grabitësit me motor në një pusetë. Pas kësaj, policia nuk i sekuestroi paratë, por priti deri në momentin që dikush të shfaqej aty për ato.

Ashtu siç edhe pritej, një nga autorët u shfaq në vendin e parave për t’i marrë ato dhe menjëherë u ndoq dhe u vu në pranga nga policët civilë që ndodheshin aty.