Përplasja tek Parku i Liqenit, Llalla: Kemi nisur hetim pas kallëzimit të Shoqërisë Civile

545
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komentuar sot nga Lushnja ngjarjen tek Parku i Liqenit aty ku shoqëria civile protestoi dhe u përplas me policinë një ditë më parë, në shenjë proteste ndaj ndërtimit të një qendre multifunksionale. Llalla u përgjigj se ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje, pas kallëzimit të bërë nga shoqëria civile.
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla i bëri këto komente gjatë prezantimit në Lushnje, të prokurorit të ri Çlirim Shahini. Shahini vjen nga prokuroria e Sarandës dhe zëvendëson Arenc Çelën, i cili është emëruar Prokuror i Krimeve të Rënda në njësinë e specializuar Task-Force Tiranë.
Sigal