Përmbytjet – Fushë Krujë, evakuohen7 familje, ndërsa në Urakë të Burrelit 17 familje

488
Sigal

Drejtori i Emergjencave Civile bëri të ditur në në Fushë Krujë janë evakuuar 7 familje, ndërsa në Urakë të Burrelit 17 familje

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Forcat e ushtrisë dhe mjetet janë gati për të ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakum banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa janë duke mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.

Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtati të lumit Zezë dhe në Borizanë