Sigal

Deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan një video ku në një kamer të fshehtë Fredi Alizoti, personi që sot pranon se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt rrëfen krejt të kundërtën. Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet, por thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

Fredi Alizoti thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë, duke i bërë ofertë që të jetë me pushtetin në këtë rast.

Kjo video u transmetua nga Klan në emisionin e Fevziut pasi u nxor nga deputeti i PD-së Salianji. Video shkaktoi debat dhe sherr në emision, por xhiro e kësaj video po merr dhenë në orët e vona të natës (23.35).

Gazeta “Koha Jone” online u interesua dhe mori një prononcim të shkurtër të drejtorit të përgjithshëm të poicisë së shtetit, Ardi Veliu, i cili tha se ndodhej në këto momente në SHBA.

Ardi Veliu pohoi nga SHBA se “me njëmilion përqind garantoj publikun shqiptar se atë person nuk e kam takuar dhe se nuk ka asnjë shans që ai person, që foli në video, të ketë hypur në makinën time. Atë person e ka sjellë në Tiranë drejtori dhe zv/drejtori i policisë së Fierit. E kanë çuar direkt te krimet e rënda. Kjo është e verteta”- tha për Koha Jone, Ardi Veliu në ora 23.45