PËRGJIGJET E LOTARISË AMERIKANE

776
Ambasada e SHBA jep lajmin e mirë për shqiptarët: Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Vetëm disa ditë na ndajnë nga përgjigjet e Llotarisë Amerikane. Të gjithë aplikuesit mund të shohin më 15 maj, nëse janë apo jo fitues. Por ama mënyra për të marrë Green Card nuk është vetëm një, por ekzistojnë tri mundësi. Njëra përflitet se është blerja me një çmim, i cili nuk bëhet i ditur, por që mendohet të jetë i lartë. Mundësia tjetër është me martesë me një qytetar ose qytetare amerikane. E treta është me llotarinë Green Card. Llotaria amerikane u krijua në vitin 1987 nga Presidenti Regan për të krijuar një mundësi për ata që duan të imigrojnë në Amerikë me rrugë legale, por që nuk kanë mundësi. Që atëherë e deri tani SHBA ka hedhur në llotari mijëra karta Green Cards, që janë viza të cilat të japin menjëherë lejen e qendrimit dhe punësimit të pakufizuar.
Vizat për punonjësit e specializuar
Përveç llotarisë Green Card ndryshimet që kërkohen kanë të bëjnë edhe me vizat H1-B, që janë vizat për punonjësit e specializuar. Vëzhgues në Uashington mendojnë se ndryshimet varen nga e ardhmja e marrëveshjeve të tregtisë midis Amerikës dhe Kinës e Indisë. Nga universitetet në Indi dalin shumë ekspertë të teknologjisë së lartë, të cilët vijnë në SHBA. Çdo vit jepen 85 mijë viza H1-B, një vizë shumë e rëndësishme për ekonominë. Viza H1-B është futur në vitin 1990 për punonjësit e kualifikuar. 
Sigal