Spitali i Fierit: Kush vjen në Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të ketë kartë ID ose pasaportë

462
Sigal

Spitali Rajon i Fierit i bën thirrje qytetarëve të cilët paraqiten në ambientet spitalore të jenë të pajisur me kartë identiteti ose pasaportë.

Në një postim në faqen e spitalit në “Facebook”, shkruhet se kjo gjë bëhet në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nëse nuk kanë mjet identifikimi do të duhet të presin deri sa të verifikohen lëvizjet e tyre nga sistemi tims.

“🔴THIRRJE PER TE GJITHE QYTETARET
👉Ne kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Spitali Rajonal Fier u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët paraqiten në Pranim Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të jenë të pajisur me Karta Identiteti ose Pasaporta.
👍Shërbimi ndaj qytetarëve është primar, ndaj dhe bashkëpunimi është i domosdoshëm”, shkruhet në faqen e spitalit në Facebook.