TIRANE – Një çerdhe në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Deri tani nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. Pasi flakët janë neutralizuar, është konstatuar se nuk ka të lënduar nga ngjarja, vetëm dëme të vogla materiale.

“Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz.

Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit,” njoftoi policia.