Ambasada: Studimi në SHBA, çfarë nuk duhet harruar

691
Zyra konsullore u përgjigjet qytetarëve për bashkimin familjar, lotarinë e vizave, intervistat dhe udhëtimet drejt SHBA
Ambasada amerikane në Tiranë u kërkoi studentëve shqiptarë, të cilët ndjekin apo do të ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara, që të respektojnë vizën dhe kushtet e saj. “Nëse jeni një mbajtës i vizës studentore, sigurohuni që të frekuentoni mësimet dhe të keni nota të mira në universitetin tuaj”, thuhet në njoftimin e zyrës konsullore. Edhe më parë, ambasada amerikane ka kërkuar nga studentët dhe mbajtësit e vizës studentore që të mos shkelin rregullat, veçanërisht për sa i përket punësimit. Gjithashtu, zyra konsullore u është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve për problemet e bashkimit familjar, lotarisë së vizave dhe udhëtimet drejt Shteteve të Bashkuara. 
1 – Kam case number 280xx të kategorisë DV. Po shikoj se visa bulletini po ecën shumë ngadalë këtë vit. A mendoni se numri im është i rrezikuar për të pasur një datë interviste? Nuk kërkoj përgjigje zyrtare, sepse e kam të qartë procesin dhe e di që është e pamundur të parashikohet ecuria e vizave 100 %. Do isha i lumtur sikur të dija vetëm opinionin tuaj, meqenëse kanë mbetur vetëm 3 muaj.
Zyra konsullore: “Edhe ne nuk mund të parashikojmë ecurinë e numrit. Vjet për shembull, për Prillin 2017 ishte 22.100, ndërsa në muajin Maj 2017 u bënë të gjithë numrat aktuale për shqyrtim. Pra, mbetet të shikojmë buletinin e vizave për korrikun e në vazhdim”.
2 – Është bërë një aplikim për bashkim familjar F3 për 3 familje në vitin 2006. Njërës familje ka 2 javë që i ka dalë. Sa pritet t’iu dalë familjeve të tjera tani?
Zyra konsullore: “Kategoria është F3, dhe për muajin Prill 2018 janë aktuale çështjet e dorëzuara përpara datës 8 Janar 2006. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë F3 Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/visa-laë0/visa-bulletin.html. Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Për më shumë, lexoni pyetje të shtruara shpesh këtu: https://al.usembassy.gov/…/immig…/pyetje-te-bera-shpesh/”.
3 – Nëse mundeni të më informoni sado pak që mundeni, pse po ecin me kaq ngadalë numrat sivjet për lotarinë amerikane?
Zyra konsullore: “Siç edhe ju mund ta dini, Seksioni Konsullor nuk ka rol në ecurinë e datave prioritare. Kjo ecuri përcaktohet nga një formulë komplekse, bazuar në vizat imigruese të lëshuara gjatë vitit fiskal. Byroja konsullore dhe Zyra e Nënshtetësisë dhe e Imigracionit duhet të lëshojë numrin e përcaktuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për çdo vit fiskal për secilën kategori vizash. Nëse p.sh. ky numër i lëshuar ka qenë i ulët deri në 6-mujorin e parë të vitit fiskal, Byroja Konsullore në Shtetet e Bashkuara mund të përparojë datat prioritare, në mënyrë që të lëshohen më shumë viza që të arrihet numri i përcaktuar nga Kongresi. Në mënyrë të ngjashme, nëse janë lëshuar më shumë numra vizash dhe po arrihet limiti i përcaktuar nga Kongresi, mund të ndodhë që të ketë kthim prapa të datave prioritare duke rezultuar në kohë më të gjatë pritjeje”.
4 – Pres bashkimin bashkëshortor me bashkëshortin nënshtetas amerikan. Sot bëhen dy javë që na erdhi një email nga USCIS që ishin miratuar dhe që për një javë do të vinte një letër tjetër dhe akoma s’ka ardhur ajo letër.
Zyra konsullore: “Në varësi se çfarë statusi ka bashkëshorti juaj, (qytetar Amerikan, apo Banor i Përhershëm i Ligjshëm – me green card), ndryshojnë edhe procedurat. Ndryshimi ndërmjet tyre është koha e pritjes. Nëse bashkëshorti është qytetar Amerikan, ju jeni në kategorinë IR1 ose CR1: pasi dorëzohet peticioni I-130 tek USCIS, duhen rreth 5-8 muaj për miratim nga USCIS, pastaj dosja i kalon NVC. Rreth një muaj më pas NVC ju kontakton me dokumentacionin që duhet t’u dërgoni. Parashikuar që i keni dërguar të gjitha dokumentet, NVC do t’ju caktojë një datë takimi për intervistë në Seksionin Konsullor në Tiranë. Sa më shpejt e sa më të saktë i dërgoni dokumentacionin e kërkuar NVC-së që në herën e parë, aq më shpejt ju caktohet data e intervistës nga NVC-ja. https://travel.state.gov/…/immig…/immigrant-process.html. Mbi përgatitjen për intervistë: https://travel.state.gov/…/iv-dv…/TIA_Tirana.pdf”.
5 – Jam fitues i lotarisë amerikane për DV-2018. Dua t’ju pyes nëse e kam prerë biletën e avionit 1 javë para se të më skadojë viza, përbën ndonjë problem?
Zyra konsullore: “Nuk mendoj që të përbëjë ndonjë problem, e rëndësishme është që ju të futeni në SHBA me vizë të vlefshme”.
Viza studentore për në SHBA
Për të studiuar në Shtetet e Bashkuara, apo për të marrë pjesë në shumicën e programeve për trajnim gjuhe apo për trajnime profesionale, duhet një vizë studentore (F-1 ose M-1). Për të marrë vizën F-1 ose M-1, duhet fillimisht të pranohesh në në program studentor të njohur. Shkolla apo institucioni do të dërgojë te aplikanti më pas formularin I-20, i cili do të nevojitet për të aplikuar për vizën. Nuk mund të aplikohet për vizën studentore pa një formular I-20.
Për të aplikuar
Pasi të keni marrë formularin tuaj I-20, ju duhet:
Hapi 1: Paguani tarifën e Sistemit të Informacionit mbi Studentët dhe Vizitorët e Shkëmbimit (SEVIS)
Hapi 2: Përgatisni ndonjë dokumentacion shtesë të kërkuar.
Hapi 3: Ndiqni udhëzimet në faqen tonë të internetit “Si të Aplikoni” për të plotësuar formularin elektronik të aplikimit, të paguani tarifën e vizës dhe të caktoni takimin tuaj.
Hyrja në Shtetet e Bashkuara me një vizë studentore
Ju nuk mund të hyni në Shtetet e Bashkuara më parë se 30 ditë nga data e fillimit të programit të studimit, siç citohet në formularin tuaj I-20, edhe nëse viza është lëshuar më përpara në kohë. Studentët pranohen në Shtetet e Bashkuara për kohëzgjatjen e statusit të tyre si studentë (e shënuar si “d/s” në pasaportën tuaj). Kjo do të thotë që nuk ju duhet vizë studentore që të mbulojë të gjithë kohën e studimeve në Shtetet e Bashkuara. Një formular I-20 i vlefshëm ju mban në status për sa kohë jeni me studime në Shtetet e Bashkuara. Edhe nëse viza juaj skadon përpara se të mbarojë programi, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara për sa kohë ju mbani statusin e studentit; gjithsesi, juve do ju duhet një vizë e re nëse për ndonjë arsye largoheni nga Shtetet e Bashkuara.
Informacion i Rëndësishëm për Aplikantët e Vizave F dhe M
Të pranohesh nga një shkollë në Shtetet e Bashkuara dhe të të lëshohet një formular I-20 nuk do të thotë që automatikisht do të të lëshohet viza studentore.
Ju duhet të dëshmoni që qëllimi kryesor i udhëtimit tuaj në Shtetet e Bashkuara është për të studiuar dhe që ju keni fonde në dispozicion për të paguar për të gjithë kursin e synuar të studimit. Juve gjithashtu ju kërkohet të dëshmoni që ju keni përgatitje akademike dhe aftësinë e nevojshme të gjuhës Angleze për të marrë pjesë në programin e planifikuar të studimit. Sipas Seksionit 214(b) të Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (INA), ju duhet gjithashtu të dëshmoni që ju do të largoheni nga Shtetet e Bashkuara kur të skadojë periudha e autorizuar e qëndrimit tuaj, që keni një rezidencë në vendin tuaj të cilën nuk keni ndërmend ta braktisni, dhe që ju keni për qëllim t’i riktheheni jetesës në vendin tuaj pas përfundimit të studimeve.
Nëse ju planifikoni të angazhoheni në ndonjë lloj pune ndërkohë që jeni në Shtetet e Bashkuara si posedues i vizës F ose M, ju duhet të konsultoheni me Shërbimet e Shteteve të Bashkuara për Imigracionin dhe Nënshtetësinë (USCIS) për të përcaktuar se cili lloj autorizimi ju duhet të merrni. Ju mund të gjeni informacion shtesë në faqen e internetit të Përforcimit të Kufijve, Punësimi i Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit.
Sigal