Pas tërmetit të 26 nëntorit janë regjistruar 1376 lëkundje

472
Sigal

Një lëkundje e re sizmike u regjistrua mëngjesin e sotëm. Lëkundja është ndjerë jo pak, duke krijuar panik te qytetarët.

Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, lëkundja ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe me një thellësi 5 kilometra.

Ndërkohë, që pas tërmetit të 26 nëntorit janë regjistruar në total mbi 1376 pasgoditje.

Disa prej tyre janë ndjerë nga njerëzit. Që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotë, janë regjistruar pesë të tilla.