FOTO/ Digjet shtëpia në Devoll, humb jetën e moshuara

333
Sigal

Një grua e moshuar ka humbur jetën në Devoll si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e saj.

Viktima është identifikuar si Nezaqet Gjeza, 89 vjeçe e cila jetonte vetëm në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:00 kur fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë parë flakët që dilnin nga shtëpia e të moshuarës dhe kanë njoftuar policinë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa nga zjarri i fuqishëm është shembur dhe çatia. Zjarrfikësit kanë punuar për 2 orë deri në shuarjen e tij.