Epidemiologu jep lajmin që të gjithë presim: Piku u arrit, koha të zbuten masat, të respektohet distancimi social

413
Sigal

Epidemiologu i ISHP Dritan Ulqinaku në një lidhje direkte është shprehur se me ritmet e deri tanishme të kurbës së të infektuarve thekson se vendi ynë mund ta ketë kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit.

Në një bisedë me Enkel Demin, mjeku Ulqinaku është shprehur ndër të tjera se tashmë mendon se është momenti që të fillojë dhe ulja e masave në mënyrë graduale pasi kjo do të ndihmojë në mënyrë që sistemi mjekësor ta ketë më të menaxhueshme situatën e rasteve me koronavirus.

Ai ka theksuar ndër të tjera se fatmirësisht falë masave të marra dhe respektimit të tyre numri i rasteve të infektimit dhe jetëve të humbura është brenda kufirit të menaxhueshëm.