”Paramilitarët’ do digjnin Kuvendin”, Artan Hoxha: Si hyri grupi në Shqipëri, mund të përdoret sërish për destabilizim

1023
Sigal

Pak ditë më parë u zbulua dokumenti sekret nga SHISH, që Presidenti Ilir Meta deklaroi se u bazua për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, pasi rrezikohej djegia e Kuvendit nga protesta e 8 qershorit. Në dokumentin e SHISH theksohej se agjentët e infiltruar brenda strukturave organizative të protestave të opozitës mundën të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 Qershorit,  do të përfshihej  një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare.

Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë. Artan Hoxha ka dhënë detaje të tjera për këtë grup nga Kosova dhe si u futën në Tiranë. Hoxha theksoi se bëhej fjalë për një grup prej 10-14 personash nga Kosova që kanë qenë edhe pjesë e luftës dhe që kishin ardhur në Tiranë 48 orë para protestës, por jo 8 qershorit, por të një tjetre përpara. 

Që kur ka nxjerrë dekretin Presidenti, që atëherë kam kërkuar që Presidenti të japë sqarime se për cfarë bëhet fjalë, nga cfarë rreziku po na shpëton ai. Kaloi 30 qershori, sërish i kërkuam kush ishte rreziku? Është një info që e kam marrë kur zhvilloheshin protestat, mesa di unë SHISH i ka cuar info policisë që ka info që grupe personash nga Kosova me të kaluar ushtarake mund të jenë pjesë e një skenari që do të synojë incidente me pasoja në Tiranë.

Situata u bë më e rëndë kur orari i protestave ndryshoi nga dita kaloi gjatë natës. U bë edhe më problematike, pasi incidentet nuk ndodhnin më para Kryeministrisë, por para parlamentit, hapësira ishte e ngushtë, ndriçimi i dobët dhe bëhej e vështirë mbajtja. Unë këtë info e kam konsultuar me policinë, ata kishin dijeni. Bëhej fjalë për një grup 10-14 persona që kishin ardhur 48 orë para protestës, jo 8 qershorit, por një përpara. Ky grup ra në sy sepse përbërja ishte e njohur aktivitete në Kosovë dhe Maqedoni dhe në rast të një situate mund të shkaktonin probleme, incidente apo vrasje. Ky grup nuk u vendos në aktivitet.

Aleatët tanë, SHBA këmbëngulën që nëse do të kishte incidente përgjegjësia do të ishte e organizatorëve dhe ata nuk kishin interes që të ndodhte dicka e tillë, pasi ata e kishin thirrur protestën. Ata kanë ardhur dhe kjo është e dokumentuar. Ka shpresa zyrtare. Para cdo proteste SHISH ka cuar shkresa të tilla. Policia e Tiranës është njoftuar nga SHISH, jo vetëm më 8 qershor, por edhe më parë. Ky grup vjen nga Dukagjini. Kanë marrë pjesë në luftërat për clirimin e Kosovës, kanë njohje organizim me njëri tjetrin” tha ai. Por a mund të digjte ky grup Kuvendin? “Nuk dua të hyj, por kush i pengon agjencitë tona që të hetojnë. Ky grup mund të përdoret sërish për të destabilizuar vendin” përfundoi ai.