“Papa Françesku në Shqipëri”, kremtohet 1-vjetorit i vizitës, merr pjesë Nishani

154
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë në kremtimin e 1-vjetorit të vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në vendin tonë.
Kjo veprimtari e organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dhe e drejtuar nga Imzot Angelo Masafra, Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult u zhvillua në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.
Gjatë këtij kremtimi u prezantua libri “Papa Françesku në Shqipëri” dhe të pranishmit, mes të cilëve ishin përfaqësues të Trupit Diplomatik, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni, drejtues të komuniteteve fetare në vend, etj, përjetuan edhe një herë sëbashku çastet më të rëndësishme dhe më mbresëlënëse të Udhëtimit Apostolik të Shenjtërisë së Tij duke ndjekur edhe një dokumentar të shkurtër filmik.