Vasili: Rama thotë se Amerika nuk i ka problem dhjetëra mijëra të vdekur nga koronavirusi

403
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës lidhur me mënyrën sesi po e përballojnë krizën vendet e tjera.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Vasili ka publikuar një pjesë nga fjalimi i Edi Ramës, gjatë të cilit kryeministri shprehet se “Amerika është Amerikë dhe nuk i ka problem dhjetëra mijëra të vdekur”.

Nënkryetari i LSI shprehet se makabriteti i Edi Ramës ka rritur kulmin.

“Rama kundër Amerikës dhe Trump. Makabriteti i Edi Ramës arrin kulmin, arrin deri aty sa thote se: “Amerika mijëra e dhjetëra mijëra të vdekur nga korona virusi nuk i ka problem”!”, shkruan Petrit Vasili.

Rama kunder Amerikes dhe Trump

(VIDEO). Makabriteti i Edi Rames arrin kulmin, arrin deri aty sa thote se: "Amerika mijra e dhjetra mijra te vdekur nga corona virusi nuk i ka problem"!

Gepostet von Petrit Vasili am Samstag, 28. März 2020