Të kam marrë fletë dalje

3083
Sigal

Robert Haxhi

Dil xhaxho ku je

Mos e merr me frik

Te mora flet dalje

Te te shoh njecik

 

Ti e di per tia

Malli po ma pik

Boll sa te te shoh

Vetem nje dekik

 

Malli seç ma piku

Sdi sa kohe do zgjati

Nuk ma sqaron mire

Edhe vet i gjati

 

Se me mbyti terri

Terri se ç me mbyti

Zoti vente dore

Na ndau Koviti

 

Vetem te te shoh

Dy tre metra larg

Sa te heq merakun

Kthehu prap ne vark

 

Se vajta kaq kohe 20 dite dhe net

Ç te te them vella

Me duket nje jete

 

Koka nga dritarja

Me vrap te ballkoni

Une dal mos shoh tia

Fap del dhe gjitoni

 

Une dal shoh per ti

Mendja sa s me luan

Gjitoni me vrap

Del edhe me ruan

 

Gjetke me ha mua

Gjetke ai me kruan

Une dal mos shoh ti

Ai ruan gruan

 

Ta shikosh gjitonen

Rrudha dhe damare

Per nje dy mij lekshe

Ta vesh ne kumare

 

Ç te te them vella

Si them dot dhe gje

Te dy bejme levizje

Si filem pa ze

 

U thava ballkonit

O xhaxho jeziti

Hall dhe per gjitonin

E griu pleviti

 

Po vazhdoi gjate

Nje do ta pesoje

Po me ç shoh gjitoni

Ka rrezik te shkoje

 

Ben me qindra here

Poshte e lart ballkonin

Ma more ne qafe

Ma hengre gjitonin

 

Po ç ti besh gjitonit

Kaq qe shkruar fati

Po ti dil si trim

Ke flet daljen gati

 

Dil siç te ka hije

Siç te kam te fisem

Mbaro dhe ca halle

Qe ke lene pergjysem….!!!!