OSHEE publikon hartën e zonave me probleme

548
Moti i keq i cili ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin në fundjavë dhe në orët e para të ditës së sotme, ka shkaktuar problemem në furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat e jugut.
OSHEE njofton se grupet e punës për eliminimin e difekteve janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
OSHEE thotë se si pasojë e punës intensive të grupeve për eliminimin e defekteve të krijuara nga moti i keq në fundjavë, në orët e para të ditës së sotme, situata e furnizimit me energji elektrike në jug të vendit paraqitet si më poshtë:
Sipas OSHEE, në orën 00.38 u vendos në punë linja 30 kV, në Ujin e Ftohtë – Radhimë e për pasojë u furnizua me energji elektrike Radhima, Orikumi, Tragjasi, Dukati.
Më tej në oren 10.12 u vendos në punë linja Radhimë-Orikum, ndërsa vijon pa energji Zona e Pashalimanit dhe vijon të jetë me difekt linja Gjirokastër – Grapsh.
OSHEE thotë se zonat që kanë mbetur pa energji në jug të vendit janë: Dropull i poshtëm, Dropull i sipërm, Zagori, Pogon, Qendër dhe Libohovë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë pasdites së të djelës dhe gjatë gjithë natës së sotme, grupet e punës së avarive të shpërndara në gjithë vendin kanë punuar intensivisht për riparimin e defekteve të krijuara si pasojë e motit të keq me stuhi shiu e shkarkime elektrike të cilat nxorrën jashtë pune disa linja të tensionit të lartë e të mesëm.
Në disa zona, sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, energjia elektrike është rikthyer, por nga informacioni i përditësuar ditën e sotme 17 gusht, ende janë jashtë pune 76 fidra.
Zonat problematike përsa i takon furnizimit me energji elektrike janë rajonet Shkodër-Lezhë , Fier-Vlorë, Durrës, Elbasan, Tiranë.
Edhe në këto zona vazhdon puna në terren për eleminimin e avarive. 


Sigal