Operacion ndërkombëtar droge, arrestohen 22 persona

155

Mëngjesin e sotëm 22 persona u arrestuan nga policia në një operacion mes Puglia, Molise, Abruzzo, Campania dhe gjithashtu në Hollandë, Angli, Gjermani dhe Shqipëri.

Ky operacion është kryer nga agjentët kundër trafikut dhe krimit të organizuar në Itali DDA, i cili ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Urdhri i lëshuar nga gjykatësi i Gjykatës së Barit, me kërkesë të DDA-së, për eksponentë të dyshuar të një organizate kriminale ndërkombëtare italo-shqiptare, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, armë dhe krim të organizuar aktive në tregtimin e drogës midis Andria dhe Cerignola.

Për ekzekutimin e disa masave paraprake në Shqipëri, policia ka punuar në bashkëpunim me departamentin e policisë kriminale dhe zyrën shqiptare të Interpolit.

Hetimet u ngritën pas vrasjes së Francesco Ferrante, i vrarë në Trani në janar 2015.
Sipas hetuesve, vrasja ndodhi për prishje të pazareve të drogës.

Gjatë këtyre hetimeve, hetuesit zbuluan dy organizata të veçanta kriminale të lidhura së bashku, njëra që vepronte midis Cerignola dhe Foggia dhe tjetra midis Andria dhe Barletta.

Këto dy organizata nuk janë të përfshirë në vrasje por ishin të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Droga u importua nga Hollanda, Shqipëria dhe Gjermania nga një shqiptar, përmes bashkatdhetarëve të tij, me vendbanim në Evropën veriore.

Organizata furnizonte grupet italiane me kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë.
Policët zbuluan se korrierët e drogës transportonin drogen përmes fundeve të dyfishta në makinat që transportonin drogën.

Nga Puglia droga transportohej më tej në Cerignola, San Salvo, Pescara dhe Barletta. Më pas, u shpërndahej gjithë rrjetit të trafikantëve e tjerë deri sa e nxirrnin në treg përmes shpërndarësve të drogës.

Autoritet italiane kanë njoftuar se hetimet vazhdojnë, dhe se në orët në vijim do të bëjnë me dije detaje të tjera nga ky operacion.