Nis puna për ndërtimin e Parkut Qendror të qytetit të Fierit

1251
Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Qendror të qytetit në Fier. Lajmi konfirmohet nga Thimi Rudi, drejtor i drejtorisë së projektimeve dhe infrastrukturës në bashkinë Fier. Sipas tij, mësohet se dy projekt-ide janë duke u studiuar dhe brenda muajit dhjetor do të përcaktohet se cili projekt do të nisë nga zbatimi në janar të vitit 2016. Ndërtimi i Parkut Qëndror të qytetit do të financohet nga Fondacioni për Zhvillimin Rajonal dhe kap vlerën e 4 miliardë lekëve të vjetra. Parku Qëndror, i cili është i vetmi i këtij lloji në Fier do të shtrihet në një hapësirë 17 mijë metra katrorë ku do të ketë shumë gjelbërim, rikonstruksione fasadash e rruge, ndriçim rruge, kanalizime mbi dhe nëntoksore ndërkohë që ish fabrika e miellit e ndërtuar që në vitin 1930 nuk do të prishet por do të kthehet në një qendër kulturore.

Ndërtimi i këtij Parku Qendror po ndërtohet në ish godinat që u prishën për rikthimin e hapësirave publike që ndër vite ishin zënë nga banorë të ndryshme dhe pa leje . Qytetarë të ndryshëm të Fierit shprehen optimistë për këtë nismë të bashkisë Fier pasi me ndërtimin e tij si të rinjtë, fëmijët dhe mosha e tretë kanë se ku të kalojnë disa orë shplodhjeje. Ata pohojnë se kjo gjë duhet të ishte bërë vite më parë dhe jo të betonizohej Fieri me dhe pa leje ndërtimi. Sipas drejtorit Rudi zbatimi i këtij projekti do të zgjasë dy vjet dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.
Sigal