Ngrica në zonat malore, moti për ditën e sotme

113

Moti sot parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash ne pjesën e dytë të ditës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë ngrica në zonat malore gjatë mbrëmjes e mëngjesit.

Mjegull e mjegullinë e përkohshme përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore. Në zonat malore mjegull e mjegullinë e ngrirë në mëngjes e mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim Lindje-Verilindje e përgjatë vijës bregdetare e vrullshme 10-16 m/s. Valëzimi i forcës 4 deri 5 në brigjet e Jonit.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër    -1/16 diell re

Kukës    -4/10 diell re

Lezhë   -1/17 diell re

Dibër    -3/12 diell re

Durrës    6/17 diell re

Tiranë    2/16 diell re

Elbasan    0/17 diell re

Berat    -1/18 diell re

Vlorë    6/18 diell re

Korçë    -2/13 diell re

Gjirokastër    -4/18 diell re

Sarandë    5/19 diell re.