Ngacmoi fëmijën 11 vjeç, në pranga pedofili muxhahedinë

471
Një shtetas iranian, pjesë e grupit të muxhahedinëve të strehuar në Tiranë, është arrestuar. Sipas të dhënave nga policia e kryeqytetit, Mousa Jaberifar, 35 – vjeç, ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur, 11 – vjeç. Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e dielë, datë 19 Mars, në Fushë – Mëzez mbrapa “Casa Italias”, tek pallatet ku janë strehuar rreth 200 shtetas iranianë. Sipas dëshmisë së të miturit, 35 – vjeçari i ka kërkuar që t’i blinte një bukë dhe t’ia dërgonte në apartament, më pas, siç dëshmoi i mituri, ai ka zhveshur dhe ka tentuar të kryej akt seksual me të. Pas shumë përpjekjeve, 11 – vjeçari ka arritur të largohet dhe të lajmërojë familjen.
Sigal