Nesër pengesa në rrugën Kërçovë-Ohër

157
Komunikacioni në rrugën A2 Kërçovë-Ohër midis qafës malore Presekë dhe f.Vërbjan nesër do të jetë në ndërprerje në intervale prej 15-20 minuta, midis orës 14-15 për shkak të realizimit të minimit në rrugë. Nga të njejta arsye edhe pasnesër komunikacioni në këtë aks tek Izvori do të jetë në ndërprerje në intervale prej 15-20 minuta, midis orës 16-17.