Nëse nuk zgjidhen problemet në Maqedoni, mund të rikthehet viti 2001

412
Grupi ndërkombëtar i krizave (GNK) në faqen e saj zyrtare ka publikuar tekst për situatën politike në Maqedoni me titull “Maqedonia, demontim i bombave”.
“Maqedonia po rikuperohet nga dy incidente shokuese. Për shkak të përgjimeve ku dolën informacione që zbulojnë se aparati shtetëror është i kapur dhe i dëmtuar nga ana e partisë në pushtet, dhe shokimi i dytë është incidenti në lagjen e përzier në Kumanovë ndërmjet policisë dhe personave të armatosur të shqiptarëve nga Kosova, që shkaktoi viktimat më të mëdha në dekadën e fundit”, thuhet në këtë raport.
Ata rekomandojnë që nëse urgentisht nuk zgjidhet kriza e dyfishtë, kjo paraqet rrezik që të ndodhin konflikte të dhunshme, kurse në rast më të keq të marrë përmasat e vitit 2001.
Sigal