Urdhërohet heqja e pajisjeve 5G të Huawei në Mbretërinë e Bashkuar

338
Sigal

Të gjithë operatorët e telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të heqin pajisjet e rrjetit 5G që kanë blerë pranë kompanisë kineze brenda vitit 2027 dhe nuk duhet të blejnë pajisje të tjera te kjo kompani pas 31 dhjetorit 2020.

Vendimin e bëri publik Sekretari i Shtetit për Digjitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin, Oliver Dowden, gjatë një fjalimi në Parlament.

Vendimi vjen pas sanksioneve të vendosura ndaj Huawei-t nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pretendimin se kompania kineze përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Me këtë vendim, zbatimi i teknologjisë 5G në Mbretërinë e Bashkuar, dha Dowden, do të shtyhet me një vit, me një kosto prej gati 2 miliardë paundësh.

Në janar, autoritetet britanike rishikuan rolin e infrastrukturës së kompanisë kineze në vend dhe e lejuan të vazhdojë aktivitetin, por i vunë një kufi në pjesën e tregut që do të zotëronte. Por vendosja e sanksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara në maj bëri që britanikët të rishikojnë qëndrimin e tyre.