Neni që instalon ‘mafien’ në universitete

658
Pas shkrimit të botuar dje në gazetën “Telegraf”, lidhur me dhënien në mënyrë të paligjshme, me klientelizëm e me qëllim të paracaktuar të titujve shkencor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, me synim për t’i përdorur ato jo si vlerë mësimdhënëse e “rilindëse” të botës akademike, por thjeshtë e vetëm si “trampolinë” për të kapur poste drejtuese në këtë universitet, në redaksi kanë ardhur shumë reagime nga pedagogë, prindër studentësh, deputetë, akademikë, drejtues shtetërorë, studentë e madje edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, me një denoncim të përbashkët: “Mafia ka mbërthyer “për gryke” edhe universitetet shtetërore në çdo qelizë, kjo mafie po dirigjon e po dikton edhe procesin zgjedhor për drejtuesit në senate, për rektorë e dekanë”! 
Universitetet janë tjetërsuar në qendra bixhozi e mësimdhenie fiktive
Referuar investigimit të bërë prej gazetës “Telegraf” dhe fakteve të dërguara në redaksi, kontastohet se arsimi i lartë ka rënë aq poshtë si moral prestigj e nivel mësimor, sa shet vende pune për pedagogë, shet provime nga pedagogët që kanë blerë vendet e punës, jep tituj shkencor të çdo niveli me punime fallto e të vjedhur, krijon administratë e trupë mësimore nepotike, klanore dhe të paaftë, shefat miratojnë tekste mësimore mediokre të njeri-tjetrit. Afro 90% e pedagogëve, profesorëve dhe drejtuesve mësimdhënës, bëjnë shantazh të hapur note ndaj studentëve, duke i detyruar që të blejnë tekstet e tyre të cilët i fusin si tekst provimi në lëndët e tyre. Por alarmant është edhe fakti, që 80% e pedagogëve të universiteteve shtetërore në Shqipëri, rezultojnë se brenda ditës japin mësim në disa universitete edhe 100 e 300 kilometër larg Tiranës. Japin mësim në disa fakultete brenda të njëjtit universitet. Janë të punësuar në disa institucione shtetërore, shoqëri aksionere e firma private, madje edhe janë deputetë, ministria, diplomatë, drejtorë të lartë e bëjnë edhe bilance tatimesh si ekspertë kontabël. Duke vrojtuar faktet, gjendesh përballë një batërdie, anarkie e masakre të mirë-organizuar institucionale, që ka “pushtuar” dhe po sundon universitetet shtetërore, realitet që dihet dhe lejohet me mbyllje të syve, ose me “shkelje syri” nga Ministria e Arsimit, shumica e zyrtarëve të së cilës janë të punësuar edhe në këto universitete brenda orarit zyrtar të punës në ministri. Aq e rëndë dhe e “qelbur” është bërë veprimtaria në këto universitete, sa për nga zullumet dhe fiktiviteti mësimdhënës, për nga niveli trupës akademike, për nga mos korrektesa në detyrë, për nga korrupsioni, për nga abuzimet me ligjin, për diplomat dhe titujt shkencorë të lëshuar për njeri-tjetrin në lidhje interesash e nepotizmi, mund të thuhet se universitetet shtetërore janë në një “kandar” e pse jo edhe me keq se universitetet private që u mbyllën, apo ato që u lanë hapur me klientelizëm, në një prej të cilëve ka marrë “titull shkencor” edhe zonja ministre e arsimit, 11 ministra të tjerë, 29 ish-ministra dhe 213 deputetë e ish-deputetë. Sot, po publikojmë disa denoncime…
Pazari, 15 mijë euro për një vend pune si pedagog
Në redaksinë e gazetës “Telegraf” kanë ardhur 36 denoncime, lidhur me punësimin e pedagogëve me pagesë tek drejtuesit e universiteteve. Sipas ligjit për arsimin e lartë dhe udhëzimeve e urdhrave të ministrisë së arsimit, rekrutimi për vend pune “pedagogë” në universitetin shtetëror, duhet të bëhet me konkurrim, sipas Nenit 64 të Ligjit Nr. 80/2015 për Arsimin e Lartë i cili përcakton e detyron kështu: “Kriteret e punësimit të personelit akademik me kohë të plotë, përcaktohen nga njësia bazë, bazuar në nevojat e kësaj të fundit dhe miratohen nga rektori. Konkursi në institucionet publike të arsimit të lartë drejtohet nga një komision “ad-hoc”, i përbërë në shumicë nga përfaqësues të njësisë bazë përkatëse. Rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit “ad-hoc”, si edhe të përzgjedhjes së personelit akademik caktohen në Statutin e IAL-së”. Po a zbatohen ky ligj? Çfarë ndodh realisht? A zbatohen kriteret e punësimit të pedagogëve? Pedagogë që janë punësuar në universitete tipike “pazar” si në Vlorë, Elbasan, Durrës, Korçë, UPT e Kamzë, deklarojnë se për kapur një vend pune si pedagog i thjeshtë, kanë paguar miliona lekë “gjobë” tek shefat e këtyre universiteteve, apo tek sekserët e tyre deri në zyrat larta të shtetit e politikës, kërkuar si “kriter” i vetëm! Po kështu, deklarojnë edhe ata aplikues (konkurrues) që kanë kërkuar të punësohen si pedagogë në këto universitete shtetërore, por nën marifetin e justifikimit të “skualifikimit” nuk kanë arritur të pranohen paçka se plotësonin të gjithë kriteret shkencore e ligjore, mbasi sipas tyre, nuk plotësonin kriterin e pagesës së gjobës tek shefat! Sipas denoncimeve që disponon gazeta “Telegraf” me emra universitetesh, fakultetesh e drejtuesish të tyre dhe sekserësh që “menaxhojnë” këto punësime me lekë, thuhet se për t’u punësuar si pedagog në universitete shtetërore në Tiranë e në rrethe duhet të paguash nga 10-15 mijë euro në dorë të shefave që bëjnë punësimet, madje në disa universitete e fakultetet të “rënda” në Tiranë, pagesa është akoma më e rëndë dhe shkon deri në 20-25 mijë euro. Këto tarifa dihen nëpër universitete dhe zbatohen si ligj prej atyre që paguajnë këtë “taksë” dhe prej atyre që e kërkojnë pa asnjë tolerancë! Mund të duket shifër e lartë, por afro 70% e pedagogëve në universitete shtetërore, janë punësuar me… lekë në dorë, madje paradhënie, ose “me dorëzanë”! Një fakt: Ministria e Arsimit e di këtë realitet turpi e krimi financiar që bëhet në universitete, por nuk vepron edhe pse në tavolinën e ministres Nikolla janë 183 denoncime të tilla, madje 47 prej tyre edhe “me zë e me figurë”, por… nuk po veprohet në emër të “mos diskreditimit të arsimit të lartë” dhe të “mos nxirjes së punëve të shkëlqyera që ka bërë ministria dhe qeveria”! Mirëpo, përveç fiktivitetit, shkeljes së ligjit dhe “analfabetizmit” të trupës mësimdhënëse në universitete, çfarë “llumi” e krimi tjetër “prodhon” ky pazar i pisët e kriminal, që është futur si “model” dhe po zbatohet në punësimin e pedagogëve?
Pedagogët që kanë blerë vendet e punës, po nxjerrin lekët duke u shitur provimet studentëve
Është një rregull në biznes, sipas të cilit, për të marrë vlerën financiare që ke investuar, duhet të bësh biznes tjetër! Kjo ndodh në disa universitete shtetërore në Elbasan, Durrës, Korçë, Kamzë, Vlorë e Titanë dhe në disa filiale të tyre ën rrethe. Pedagogët që janë punësuar me lekë në xhepat e shefave të universiteteve e fakulteteve, po “mbledhin” milionat që kanë paguar, duke iu vërsulur studentëve të tyre. Nuk ëhstë asnjë çudi e as lajm i ri, as fakt i panjohur, që pedagogët zhvatin studentët në provime. Gazeta “Telegraf” ka publikuar përherë raste të tilla të shitjes së provimeve me lekë! Këtë Pazar e kanë futur ën lojë intensivisht e pasivisht pedagogët që janë punësuar me blerje vendi pune. Ata e deklarojnë edhe vet në biseda me studentë e kolegë: “Do nxjerr lekët që kam paguar për të zënë këtë vend pune”. Studentët dhe prindërit e dinë që ky është rregulli i vendosur dhe i zbatuar prej këtyre pedagogëve që kanë qenë viktima të drejtuesve të universiteteve e që tani po bëjnë viktima studentët tyre. Mjafton të shkosh në nj ditë provimesh në Elbasan, në Kamzë, në Korçë, Vlorë e në disa fakultete në Tiranë dhe konstaton këtë realitet krimi financiar që bëhet me notat në universitete. E jo vetëm me notat e lëndëve në sezone provimesh, por ky pazar bëhet edhe me shitjen e notave të diplomave, duke paracaktuar çmime të ndryshme për notë kaluese e për notë të lartë diplome për efekt mesatareje për karrierë dhe kapjen e ndonjë vendi pune në administratën publike. . 
Neni i shpikur nga mafia universitare, për të bllokuar kandidimet që nuk i kanë nën kontroll
Në rregulloren e miratuar, të firmosur e të vulosur nga ministrja Lindita Nikolla në datën 15 mars 2016, me Nr. 2459 Prot., por të hartuar nga duart e mafies universitare brenda e jashtë mureve të botës universitare, duket qartë, që brenda kësaj rregulloreje është “montuar” edhe një nen “special”, i futur qëllimisht në këtë rregullore që nuk i rregullon por që i shkatërron zgjedhjet dhe punët në universitetet publike shqiptare. Neni i kësaj rregulloreje, që i shërben interesit të mafies universitare ka numrin 21. Në këtë nen, përcaktohen kriteret që duhet të plotësoj, ose më saktë “cenet” që nuk duhet të ketë një kandidat që këkron të konkurroj për drejtues kryesorë universiteti. Sipas këtij neni, një nga piak thotë: kandidati të mos ketë masë disiplinore. Së apri nuk përcakothet se cila është masa disiplinore. Se masë disiplinore quhet edhe një mungesë në punë, edhe prerja e 1 ore pune, edhe masë disiplinore për një njollë bojë në regjistrin e notave! Ajo që kuptohet qartë është “kujdesi” që ka bërë mafia e universiteteve për të eliminuar nga konkurrimi potencialet profesionale dhe personalitetet e botës akademike të cilët nuk janë nën kontrollin, nën urdhrat dhe në listat e klienteliste të mafies universitare. 
Neni 21
Kriteret për drejtues të njësisë kryesore në institucionet publike të arsimit të
lartë
Kandidatët për drejtues të njësisë kryesore në institucionet publike të arsimit të lartë, duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë rregullore dhe në ligjin Nr. 80l20I5 “Për arsimin e lartë dhe kerkimin shkencor në institucionet e arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”. Nuk mund të kandidojnë për drejtues të njësisë kryesore në institucionet publike të arsimit të lartë, kandidatët që: 
– Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore
Vijon…
Sigal