Në Shqipëri janë “punësuar” 2200 femra të huaja në klubet e natës e të ditës

563
Sigal

Gazeta Telegraf/


“Zbulimin” e bërë prej policisë, të femrave që maskohen si  “striptiste”, gazeta “Telegraf” e ka
denoncuar qysh më 1 mars 2016

 

 

Arjan ZADRIMA

 

Gazeta “telegraf”, në datën 1 mars 2016, publikoi një informacion të
investiguar, referuar një raporti sekret të SHISH, paraqitur për informacion e
veprim në pesë drejtime, qysh në datën 20 janar 2016, me këto adresa zyrtare: Në
kryeministri, në Ministrinë e Brendshme, në Prokurori, në Ministrinë e Jashtme
dhe në Ministrinë e Drejtësisë, duke dhënë alarmin për burimin dhe bazën e një
krimi të organizuar që zhvillohej në Shqipëri nën posterat e argëtimit në
klubet e natës e të ditës! Konkretisht, në datën 1 mars 2016 “Telegraf” dha
sinjalin, se në këto klube zhvillohej aktivitet i krimit të prostitucionit dhe
drogës. Dhe kështu rezultoi. Sot, 8 muaj pas lajmit të publikuar prej nesh,
policia e shtetit njoftoi se ka kryer një aksion kontrolli në klubet e natës,
duke zbuluar se ato ishin kthyer në qendra prostitucioni, përdorimi e shitje
droge, duke u maskuar pas licencave dhe reklamave për gjoja “aktivitete
argëtimi rinore”. Kur e publikuam faktin 8 muaj më parë, policia reagoi duke e
quajtur “shpifje”, ndërsa sot e cilëson si realitet të zbuluar prej hetimit të
saj! Aksioni është bërë vetëm në Tiranë, por ne kemi raportuar shumë muaj më parë,
se ky krim i fshehur pas klubeve argëtuese është prezent edhe në Shkodër, Korçë,
Fier, Elbasan, Vlorë etj. Ndërsa deri në fillim të muajit mars 2016, rezultonte
se në këto klube nate punonin gjoja si “striptiste e këngëtare” 1130 femra
shqiptare e të huaja, sipas burimeve tona, tashmë thuhet se ky numër është
shtuar duke shkuar në mbi 2200 femra që shfrytëzohen si burim fitimi financiar
për pronarët e këtyre lokaleve, duke shfrytëzuar individët e botës së krimit.
Sipas informacionit, thuhet se femrat e huaja janë futur në Shqipëri nga 21
shtete të rajonit e BE, nga Rusia, Turqia e deri nga vendet e Afrikës. Nuk
është aspak çudi fakti, që “striptistet dhe këngëtaret” e huaja që ushtrojnë
aktivitet “kërcimi” e “ahengu” në lokalet e Shqipërisë, janë të pajisura me
leje qëndrimi të “rregullt” në territorin shqiptar, me statusin “punësim i
përhershëm”. Lejet e qëndrimit në Shqipëri, jepen dhe këtë e njeh Ligji Nr.
108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, i cili përcakton liritë dhe kufizimet
e hyrjes dhe qëndrimit të personave të huajve në Shqipëri, duke detajuar
kalimet transit, lejet e përkohshme dhe lejet afat-gjata, madje edhe dhënie
shtetësie e leje punësimi. Por kjo e drejtë për të huajt, përpara se të jepet
duhet të kaloj nëpër disa “filtra” kontrolli e verifikimi e pastaj të “firmoset”.

Ja çfarë përcakton Ligji Nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”

 

Neni 17

 

Lëshimi i lejekalimit për të huajt

1. Lejekalimi për të huajt i lëshohet me afat deri në 30 ditë një të huaji
që nuk ka një dokument udhëtimi nëse: a) i ka mbaruar statusi i refugjatit dhe
kërkohet largimi i tij jashtë vendit

b) Shteti i tij nuk ka përfaqësi diplomatike apo zyrë konsullore në
Republikën e Shqipërisë dhe interesat e tij për të shkuar jashtë vendit nuk
përfaqësohen nga një shtet tjetër

c) Ka humbur dokumentin e udhëtimit për refugjatët, ose dokumentin e
udhëtimit për personat pa shtetësi jashtë vendit, të lëshuar nga policia për
t’u kthyer në Republikën e Shqipërisë.

2. Lëshimi i lejes së kalimit për të huajt bëhet nga autoritetet rajonale
për kufirin dhe migracionin ku i huaji ka pasur së fundmi vendqëndrimin e tij.

3. Formati i lejes së kalimit për të huajt
miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave