Tunelet e siluruesve, baza të nisjes së drogës

530
Sigal

Gazeta Telegraf/

Agron Mema

Pse mungon transparenca
e privatizimit të objekteve ushtarake?!

Objektet ushtarake dhe
tokat e bregdetit të jugut po grabiten me dokumente të falsifikuara nga  “pronarët e 7501”

Pranë
redaksisë së gazetës”Telegraf” ka ardhur një denoncimi i çuditshëm dhe disi i
veçantë në llojin e tij. Bëhet fjalë për privatizimin e objekteve ushtarake të
marinës në Porto-Palermo të Himarës. Këto objekte kanë, jo vetëm rëndësi
strategjike, por përdoren si vende kamuflimi për trafikantët dhe skafistët e
drogës. Këta të fundit bashkëpunojnë me anijet turistike dhe tragetet duke shkëmbyer
lëndët narkotike në afërsi të tuneleve që deri dje i përdorte ushtria për ofiçina
,ose vendqëndrim të katër siluruesve. Denoncimin pranë gazetës e sjell qytetari
Dhamjano Çakalli, i cili vë përpara edhe një tufë me dokumente. Pse bëhet fjalë
konkretisht? Komanda e Forcës Detare i ka dhënë me qira mjedise të saj në
Porto-Palermo shoqërisë “JONIC SEA PRODUKTS INT SHA” Himarë-Vlorë me një
kontratë ligjore të lidhur më 15.11.2013 dhe 22.11.2013 për përdorim të
objektit si magazinë. Por më 24 gusht 2014, ende pa mbaruar kontrata dhe
rekursi gjyqësor, tek qiramarrësit shfaqet  përmbarimi i Vlorës (më pas kjo përmbaruese u
arrestua për korrupsion) dhe në prezencë të palës qiradhënëse, të cilët e
kundërshtuan me forcë këtë vendim gjykate dhe zbatimin e tij nga përmbarimi,
ende pa mbaruar shkallët e rekursit si proces. Këtij objekti ushtarak i del si pronar
Kristaq Dedi, njeri i lidhur me pushtetarët, se privatizimin e ka bërë nga toka
bujqësore e përfituar nga ligji 7501. Përmbarimi i Vlorës është mbështetur nga
forca të shumta të FNSH-së, policisë së rendit dhe asaj bashkiake të bashkisë
së Himarës, në prezencë edhe të palës qiradhënëse si; juristi i Ministrisë së
Mbrojtjes, zv/drejtori i policisë ushtarake, shefi i logjistikës së repartit
2100 të Pashalimanit si dhe juristi i Pashalimanit; të cilët kanë kërkuar
sqarime mbi këtë veprim arbitrar, por edhe të padrejtë të gjykatës së Vlorës;
sipas pretendimeve të tyre; se janë pronarë të ligjshëm. Por ndërhyrja e
pushtetarit që qëndron pas këtij privatizimi ka qenë e fortë dhe qiramarrësit
kanë fluturuar jashtë mjediseve të magazinës. Dhe jo vetëm kaq. Mirë që
kontrata u pre në mes, por një tjetër proces gjyqësor vijoi duke dënuar qiramarrësit
me 12 milionë lekë të vjetra për mbajtje të objektit me forcë. U bënë dy vjet ,
thotë Dhamjano Çakalli nëpër zyrat e shtetit, por një heshtje absolute. Kemi
dërguar letër –ankesë deri edhe tek SHKB e Ministrisë së Brendshme, por asgjë.
Me këtë denoncim duam të vëmë në dijeni Ministrin e Drejtësisë, zotin Ylli
Manjani për të hedhur dritë dhe për të pasur një transparencë në drejtim të
këtij privatizimi abuziv. Ja disa nga dokumentet:

“MINISTRIA
E MBROJTJES-KOMANDA E FORCËS DETARE URDHËR Nr: 501-datë 15/11/2013 PËR TË DHËNË
ME QIRA OBJEKT

-Në mbështetje të pikës
2, të nenit 35, të Ligjit Nr. 8971, datë 26/10/2000 “Për pushtetet dhe
Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të
R. SH-së” i ndryshuar, VKM Nr. 529 datë 08/06/2011”Për përcaktimin e kritereve,
procedurave dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të
pasurisë shtetërore”

-Udhëzimi i ministrisë
së ekonomisë, tregtisë dhe energjetikës Nr 4, datë 14/06/2012”Për zbatimin e
VKM Nr. 529 datë 08/06/2011”Për dhënin me qira ose enfiteozë të pasurive
shtetërore”, urdhrit të Ministrit të mbrojtjes Nr. 2030 datë 19/12/2011”Për
dhënien me qira të pasurive shtetërore në administrim të MM”

-Urdhrit të Komandës së
FD Nr. 576 datë 26/12/2011”Për dhënien me qira të pasurive shtetërore në
administrim të MM” dhe kërkesës Nr. 32/A, datë 20/09/2013 

-Dokumentacionit të
paraqitur nga shoqëria JONIC SEA PRODUKTS INT SHA Himarë-Vlorë e përfaqësuar
nga Z. Amir ASSAF për ta marrë me qira objektin DEPO XHENIO në Palermo
–Himarë-Vlorë, komponent i pronës Nr. 962, regjistruar pranë ZVRPP Vlorë si
pronë shtetërore me vërtetim hipotekar Nr. 38 datë 02/05/2005 , me sipërfaqe
nën objekt 62 m katror dhe sipërfaqe funksionale 130 metra katror sipas
planimetrisë së bashkëlidhur për ushtrimin e aktivitetit “Magazinë” URDHËROJ:

1-Dhënien me qira z.
Amir ASSAF, të ambientit me sipërfaqe 69 metra katror , me sipërfaqe
funksionale 130 metra katror, komponent i pronës Nr 962, sipas planimetrisë së bashkëlidhur
për ushtrimin e aktivitetit”Magazinë”

2-Dega e Logjistikës,
bazuar në kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur nga z. Amir ASSAF, të
përgatisin kontratën për dhënien me qira të këtij objekti me afat 1(nj) vjeçar.

3-Komandanti i
Flotiljes Detare Pashaliman me komision të bëjë dorëzimin e objektit duke
hartuar dokumentacionin e nevojshëm.

4-Përgjigjet për
zbatimin e këtij urdhri Komandanti i Flotiljes Detare Pashaliman, Dega e
logjistikës dhe prokurimeve në FD.

5-Ndjek zbatimin e
këtij urdhri Shefi i Shtabit të FD. Ky urdhër hynë në fuqi menjëherë. Gjeneral
Brigade Qemal Shkurti.”

Menjëherë pas këtij urdhri është bërë proces-verbali
i dorëzimit të objektit tek qiramarrësit më 22/12/2013 ku thuhet shprehimisht:”MIRATOHET
NGA KAPITEN I RANGUT TË PARË , KOMANDANT SUBI ZENELAJ. PROÇES-VERBAL I mbajtur
sot më datën 15/11/2013 për dorëzimin e objektit “Depo Xhenjo” përfituesit të
kontratës NR. 501, z Tani Duka në prani të komisionit të përbërë nga zotërinjtë:1-Major
Eduart Dhana-kryetar 2-Kapiten Ervis Gaba-anëtar 3-Kapiten Rigenc Kordalli- anëtar
4-civile Valentina Kokallaj- anëtare. Komisioni në prani të zotit Tani Duka dorëzoi
objektin sipas kartelës së inventarizimit:

a)objekt Depo Xhenjo 69 metra katrorë
dhe sipërfaqe funksionale 130 metra katrore

b)-objekti dorëzohet në bazë të kartelës
së objektit dhe gjendjes faktike.

Ky proces-verbal u mbajt në prani
të komisionit dhe të palës përfituese në bazë të kontratës Nr. 501 datë 15.11.2013
zotit Tani Duka (vijojnë firmat e palëve). Pas këtij proces-verbali të dorëzimit
të objektit mes palëve qiradhënëse dhe qiramarrëse është lidhur edhe kontrata e
qiramarrjes më datë 22.11.203 mes përfaqësuesit të Komandës së Flotës Detare në
Durrës ,Gjeneral Brigade Qemal Shkurti dhe kompanisë AMIR ASSAF zotit Tani
Duka. Në këtë kontratë përcaktohen edhe detyrimet e dy palëve ku bie në sy se
në fund të kontratës është përcaktuar qartë edhe arsyeja se kur dhe për çfarë
arsyesh  kontrata zgjidhet. Por
aktualisht qiramarrësit enden nëpër gjyqe dhe institucione për dy vjet dhe
askush nuk u dëgjon zërin e tyre. Mirë se mirë dëmi ekonomik për zgjidhjen e
parakohshme të kontratës dhe nxjerrjen me forcë nga objekti i privatizuar në
mënyrë të dyshimtë dhe transparenca do të vërtetojë edhe këtë paudhësi të një
ish pushtetari që tani është me pendë të rëna, por në supe ka zullumet e një
bregdeti të tërë dhe vijon të hedhë gurin e të fsheh dorën. Por këtë qiramarrës
kanë edhe një gjobë po kaq absurde se e paskan zënë me forcë kët objekt kur të
gjitha dokumentet tregojnë se janë qiraxhinj të rregullt. Megjithatë ata kanë
një shpresë tek ministri i drejtësisë, Zoti Manjani për transparencë të këtij
privatizimi , por edhe tek kryeministri Edi Rama për të parë qartë se me çfarë
formash e mënyrash janë privatizuar objektet ushtarake gjatë këtyre dy viteve.