Vasili: Policia të reflektojë, Edi Rama i ka orët të numuruara

351
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për tensionet që janë krijuar sot me mbrojtësve të Teatrit Kombëtarë dhe Policisë së Shtetit, e cila pritet që të ndërhyjë gjatë natës për ta shembur.

Në një deklaratë në Facebook, Vasili kërkon nga forcat e rendit që të reflektojnë dhe të mos zbatojnë urdhrat politikë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Policia në Shqipëri sot, te reflektoje nga policia e Mubarakut ndaj te ciles populli u hakmorr deri ne një!

Vite me pare, policia ne Egjypt, e cila u vu verberisht ne sherbim te Mubarakut diktatorit egjyptian dhe kunder qytetareve egjyptiane duke i dhunuar e persekutuar ata.

Protestat dhe zemerimi popullor e rrezoi Mubarakun.

Por zemerimi popullor memorizoi sakte jo vetem komandantet, por edhe ata police te zakonshem, te cilet treguan zell per te dhunuar popullin dhe me pas vete populli nuk i kurseu aspak ata dhe bile nuk harroi asnjerin.

Edhe ata police, qe tentuan ti shpetojne ndeshkimit dhe daljes perpara gjyqit, nuk i shpetuan dot drejtesise se popullit, qe i gjeti edhe ne vrime te miut.

Shqiptaret jane popull me memorje shume te forte.

Policia ne Shqiperi ka zgjedhur per fat te keq Edi Ramen dhe jo popullin.

Edi Rama i ka oret e numeruara.

Policia eshte akoma ne kohe qe te korigjoje zgjedhjen e saj ne menyre qe te mos kete fatin e policise se Mubarakut.

Ne kundert populli vonon, por nuk harron, por atehere nuk do te kete Edi Ramë qe ti shpetoje e tu mbuloje gjynahet, pasi Edi Rama do te mendoje vetem per kokën e tij e jo per ta.

Kohe nuk ka më……reflektimi behet tani!!