Ndodh në Tiranë, 32-vjeçari denoncon ish të dashurën 17-vjeçare: Më shqetëson në telefon

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj një 17-vjecareje, pasi është denoncuar në Komisariat nga ish- i dashuri i saj 32-vjeçar.

E.N., banues në Tiranë pretendon se pas ndarjes nga e dashura e tij e mitur, L.P 17 vjeç, kjo e fundit e ka shqetësuar përmes telefonit.

“Më datë 10.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen e mitur me iniciale L.P, vjeç 17, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar ish të dashurin, shtetasin E.N., vjeç 32, banues në Tiranë”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.