Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit sërish në protestë për pagat dhe punën

111
Naftëtaret e Fierit dhe Ballshit janë hedhur sërish në protestë sot. Këj radhe ata kërkojnë rikthimin në punë, hapjen e ARMO. Ata janë mbledhur para Prefekturës së Fierit.
Naftëtarët protestuan në ditë e fundit të dhjetorit për pagat e mbetura pa paguar dhe siguracionet gjithashtu. Bisedimet erdhën pasi marshuan në këmbë nga Fieri në Tiranë dhe u takuan me drejtuesit e Ministrisë së Industrisë. Pas bisedimeve iu premtua vetëm paga e muajit nën tor, kurse të tjerat hap pas hapi, përfshirë edhe një investitor serioz në ARMO.
Kësisoj, naftëtarët i rinisën protestat për të mos lejuar të zvarritet premtimi jetik që iu bë nga qeveria dy javë më parë.