Moti i keq dhe situata gripale, shkollat mbyllur edhe një javë tjetër

507
Sigal

Edhe një javë tjetër do të jetë pushim për shkollat nga i gjithë vendi.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Arsimit ku tha se ky vendim do të zbatohet për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet.

Po ashtu do te jete pushim edhe për njërin nga prindërit e fëmijës së mitur, që punon në administratë. Nje dite me pare ministri i Shendetesise Ilir Beqja tha se po shqyrtohet mundësia që shkollat e kopshtet të qëndrojnë edhe një javë tjetër të mbyllura për shkak të situatës së krijuar nga epidemia e gripit dhe i ftohti i acartë që ka goditur vendin.