Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, zgjidhet Kryetar i Konferencës së Rektorëve

481
Sigal

Asambleja e Konferencës së Rektorëve të
institutcioneve të arsimit të lartë në vend u mbodh në një takim në mjediset e
Universitetit të Tiranës, ditën e premte, datë 6 janar 2017, ku u konstitua
organi kolegjial “Konferenca e Rektorëve”, në përputhje me Nenin 16 të ligjit
80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet
e Arsimit të Lartë në RSH”.

Në konstituimin e këtij organi kolegjial
morën pjesë Znj. Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit dhe Z. Plarent
Ndreca, Sekretari i Përgjithshëm i MAS.

Asambleja zgjodhi në mënyrë unanime
kryetarin e përkohshëm të Konferencës së Rektorëve, Prof. Dr. Mynyr Koni, Rektor
i Universitetit të Tiranës, deri në miratimin e statutit të ri të Konferencës
së Rektorëve.

Në këtë kuadër, u ngrit edhe grupi i
punës për hartimin e draft-statutit të këtij organi kolegjial. Draft-statuti
duhet të miratohet brenda muajit janar 2017.

Miratimi i statutit do të krijojë
hapësirat e duhura për zgjedhjen e organeve drejtuese dhe funksionimin e Konferencës së Rektorëve në përputhje me ligjin e arsimit
të lartë  të sipërcituar.