Ministria: Jo ulje page për mësuesit me institut pedagogjik

122
Ministria e Arsimit sqaroi pretendimet mbi pagën e mësuesve që kanë përfunduar studimet në institutet pedagogjike 3-vjeçare para viteve 1990. “Nisur nga reagimet dhe spekulimet e ditëve të fundit nga disa media dhe përfaqësues të sindikatave për mësuesit që janë në sistemin arsimor parauniversitar, MASR bën me dije se nuk do të ketë asnjë ulje të pagës për mësuesit që bëjnë pjesë në këtë kategori dhe që janë aktualisht në sistem. Kjo kategori mësuesish mbrohet nga një VKM e Prillit 2017, e cila qartëson se mësuesve që zotërojnë diplomë universitare ‘Bachelor’ ose të barasvlefshme me të, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtën masë të pagës së grupit. MASR siguron mësuesit se do të jetë krah tyre për të gjitha shqetësimet që ata kanë, por kërkon prej tyre që mos të manipulohen dhe keqpërdoren nga askush për fakte që janë të pakundërshtuara”, deklaroi Ministria e Arsimit.