Moti i keq, mbyllen 82 shkolla në rrethe të ndryshme

878
Për arsye të motit të keq nga reshjet e dëborës në zonat veriore dhe verilindore dhe reshjeve të shirave në zonën jugore, në disa shkolla nuk është zhvilluar procesi mësimor. Në të gjithë vendin mësimi nuk është zhvilluar në 82 shkolla, bëri të ditur Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Drejtoria Arsimore e Matit mbetet më e goditura me 20 shkolla ku nuk është zhvilluar procesi mësimor, ndërsa në Pogradec janë mbyllur 12 shkolla. Gjithashtu probleme ka pasur në Dibër me 10 shkolla të mbyllura dhe në Berat (9 shkolla), Librazhd (9 shkolla) e Bulqizë (8 shkolla). Probleme ka pasur edhe në Korçë, Kukës e Tropojë. Kryesisht procesi mësimor nuk është zhvilluar në shkollat që ndodhen në zonat e largëta malore. Situata parashikohet të vazhdojë e vështirë edhe në ditët e ardhshme, me vështirësi për zhvillimin e procesit mësimor, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore.
Sigal