Ambasadori i BE-së preket nga Covid-19, Soreca : Jam mirë dhe në vetizolim

182
Sigal

Covid-19 ka prekur edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në Twitter, ambasadori ka konfirmuar se tamponi ka dalë pozitiv. Ai shprehet se është mirë me shëndet dhe është vetizoluar në shtëpi, ku do të ndjekë afër punën e delegacionit të BE në Shqipëri.

 

Postimi i tij i plotë :

Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin dhe rezultova pozitiv ndaj COVID19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vetizolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt!