Ministria i përgjigjet AKIP: Nuk jemi njohur në rrugë zyrtare për humbje të kontenierëve

63
Ministria e Mjedisit i ka kthyer përgjigje letrës së Aleanca Kundër Importit të Plehrave ku kërkonte informacion nëse ka pasur transit kontenieresh me mbetje gjatë vitit 2014-2016.

Sipas Ministrisë së Mjedisit AKIP është njohur me listën e subjekteve të autorizuara për kontenierët në vitet 2014-2016. Gjithashtu në përgjigje, ministria thekson se nuk është njohur në rrugë zyrtare për humbje të kontenierëve

“Kërkojmë informacion nëse ka pasur tranzit kontenieresh me mbetjeje gjatë vitit 2014-2016 dhe në cilat pika doganore janë përdorur për kalimin e mbetjeve?”- thuhet në letrën e AKIP drejtuar ministrisë se Mjedisit, Ministrisë së te Financave si dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.