Ministri – Klosi: Punonjësit kanë kaluar testin e Brukselit mbi pritshmëritë

490
Administrata shqiptare duke se është gati për të qënë pjesë e Bashkimit Europian. Në bazë të testit që Brukseli i ka bërë administratës pikërisht për të parë se sa e gatshme është për çeljen e negociatave ka rezultuar madje se ajo i ka kaluar pritshmëritë. Gjatë shpërndarjes së çertifikatave për 200 të punësuarit në administratë, numri dy i qeverisë, Niko Peleshi nuk nguroi të akuzojë qeverinë e kaluar se ka ndjekur praktika të gabuara me arsimimin e të rinjve.
Atë që nuk e ka bërë politika shqiptare duket se ka arritur ta bëjë administrata shqiptare e cila ka mbërritur tashmë në finishin e proçesit integrues.
Në bazë të një testi ka rezultuar se administrata shqiptare është gati për hapjen e negociatave të integrimit me Bashkimin Europian.
Lajmi është dhënë nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë shpërndarjes së çertifikatave të kualifikimit për 200 të punësuarit në administratë.
Blendi Klosi: Sot kemi një administratë që kaloi testin e BE, duke qenë në të gjithë indikatorët, mbi pritshmëritë. Treguam se kemi një adminsitatë që është e gatshme për integrimin dhe hapjen e negociatave.
Numri dy i qeverisë, Niko Peleshi akuzoi qeverinë e djathtë që sipas tij ka zgjedhur politika të gabuara, çka kanë sjellë papunësinë.
Niko Peleshi: Numri për fat të keq ende i madh i të papunëve në vendin tonë, i të rinjve por jo vetëm,që kërkon punë por janë të pa pajisur akoma me aftësitë që tregu i punës kërkon. Kjo nuk ishte rastësi por rrjedhojë e politikave të gabuara si ajo e liberalizimit të arsimit të lartë që humbi totalisht vëmendjen ndaj arsimit profesional.
Programi i praktikës iu jep mundësinë të rinjve që pas një periudhe 3-mujore praktike të përfitojnë kontratë 1-vjeçare pune në administratë.
Edhe këtë vit, numri i të rinjve që kanë shfaqur interes për programin është i lartë, ndërsa numri i të punësuarve do të dyfishohet në 400 vende pune.
Sigal