Ministri i Bujqësisë, Panariti priti në takim Ambasadorin e Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi

522
Në fokusin e takimit ishte thellimin e bashkëpunimit midis Francës dhe Shqipërisë në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit. Përsa i përket sektorit bujqësor u ra dakord që të jepet mbështetje çertifikimit i disa prodhimeve bujqësore shqiptare të origjinës gjeografike të kontrolluar, ku u evidentuan veçanerisht djathi i bardhe i dhisë, vaji i ullirit me varietetin Kalinjot, dhe verërat shqiptare të prodhuara me varietete rrushi autokton. Ky çertifikim do të krijonte prodhimet e para shqiptare të markës të cilat do të njheshin në tregun ndërkombëtar si prodhime tipike dhe autentike shqiptare. Në fushën e peshkimit u diskutua rreth mundësisë së krijimit të një shkollë peshkimi, “tip anije” të pajisur me të gjitha instrumentet e nevojëshme për trajnimin e peshkatarëve dhe operatorëve të peshkimit për teknikat dhe shfrytëzimin e balancuar të rezervave të peshkut. Në sektorin e blegtorisë është theksuar nevojen për modernizimin dhe fuqizimin e stacionit të bagëtive të imta në Korçë, si një qendër e përmirësimit racor të të imtave në vend.
Sigal