Prindërit shmangin urgjencën e pediatrisë

68

Luhatjet e temperaturave kanë shtuar vizitat në urgjencën pediatrike në QSUT.  Bluzat e bardha shprehen se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë fluksi konsiderohet normal.

NUMILA KUNESHKAKARDIOPEDIATRE, QSUT : “Krahasuar me vitet e mëparshme, numri i fëmijëve për paraqitjen në urgjencën e pediatrisë, ka qenë më i ulur. Por javët e fundit shihet një rritje e lehtë e numrit të paraqitjeve në urgjencën e pediatrisë, si rezultat natyrisht edhe i virozave të stinës.”

Frika nga Covid-19 duket se i ka stepur prindërit të dërgojnë fëmijët në urgjencë, por puna është zhvendosur tek mjeku i familjes.

“Prindërit janë më te stepur për të sjellë direkt fëmijën në urgjencën e pediatrisë. Fillimisht duhet të konsumojnë mjekun e familjes, mjekun pediatër në lagje.”

Mjekët pediatër apelojnë jo vetëm për kujdes në këtë stinë ku ka qarkullimi të virozave, por edhe të vaksinohen ndaj gripit sezonal, kryesisht fëmijët 2-5 vjeç.