Meteorologët ushtarakë: Si do të jetë moti 5 ditët e ardhshme

265

Java që pritet të nisë, parashikohet e ndryshueshme, njoftoi sot SHMU. Të hënën, reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para të 24 orëshit, me kohëzgjatje deri në mesditë.

Në jugperëndim, do të marrin karakter rrebeshesh. Më tej, deri të martën në mbrëmje, do të vijojë situatë e qendrueshme.

Reshjet do të rikthehen kryesisht të mërkurën, në formën e rrebesheve, më tepër në jug e lokalisht në zonat e ulëta me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora. Gjatë së enjtes e të premtes përgjithësisht moti do të jetë i qendrueshëm , por reshjet e shiut do të marrin hera herës karakter lokal.

Era dominuese jugore, gjatë gjithë kësaj periudhe që po lemë pas, gradualisht do të dobësohet prej mesditës së të hënës, duke sjellë dhe rënie të dallgëzimit.

Temperaturat, do të pësojnë luhatjet si në tabelë.