Sigal

Blogeri i njohur izraelit Nuseir Yassin ka publikua një video ku promovon Besën, si një nga elementët thelbësorë të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar.

Pjesë e videos është edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta i cili shprehet: ‘Unë jam Presidenti i Shqipërisë. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, sepse ne jemi kombi i Nënë Terezës’.

Vetë kreu i shtetit Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook, videon e blogerit izraelit, të cilin e falënderon për promovimin e Shqipërisë.

‘Falenderoj video-bloggerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. ‘Besa’ është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare.’ -shkruan Meta.