Përplasën motorçikletën, vihen në pranga 2 persona nga Elbasani

342
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetas, pasi kanë përplasur një motorçikletë, drejtuesi i të cilit tanimë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit B.M., 41 vjeç, dhe H.P.,43 vjeç, banues në Elbasan aksidentuan shtetasin H.P., si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.M., 41 vjeç, dhe H.P.,43 vjeç, banues në Elbasan , arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B.M., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin H.P., si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.