Artan Fuga: Vota e të diturit dhe vota e budallait

247
Ka një lloj elitarizmi midis shumë vetëve që thonë si mund të jetë e barabartë vota e një të dituri dhe e një të padituri, e një të shkolluari dhe një të pashkolluari, dhe pastaj shkon në fyerje, e një “qytetari” dhe e një “katunari”, etj.
Ky është një mentalitet i gabuar që nuk pranohet nga shkencat politike bashkëkohore.
Kjo ide niset nga mendimi që ka budallenj në këtë botë, unë mendoj se nuk ka. Edhe budallai më i madh është boll i mençur ta dijë interesin e tij.
Ajo niset nga mendimi që vota e të mencurit vlen më shumë se e atij që di më pak, une nuk mendoj kështu.
Sepse është gabim të nisesh nga një paragjykim sipas te cilit vlera më e madhe e njeriut është arësyeja. Unë nuk mendoj kështu, ka njerëz që kanë më të zhvilluar intuiten, ka qe kane ndjenjat, ka qe kane vlerat morale, ka qe kanë pervojën, etj.
Ka njerëz të ditur por pa moral, ata jane të rrezikshëm madje kur votojnë.
Ka njerëz të ditur ta zemë në biologji, por në inxhinjeri janë injorantë, ose dinë filozofi, por në anatomi janë fare të paditur, janë gjuhtarë të shkëlqyer, por në ekonomi janë zero me bisht.
Aq më shumë që kur votohet nuk është arësyeja e para që hyn në lojë, por interesat e gjithsecilit besimi si ndjenjë e gjithsecilit, përvoja e tij. Une interesat e mia i ndjej me lëkurë, arësyeja veçse më ngatërron.
Programet e partive politkke dhe platformat e tyre elektorale që hiqen sikur janë rezultate të arsyes, në fakt janë të mbushura me klishe, me stereotipe, me paragjykime të veshura me letër gjoja logjike. Nuk janë traktate shkencore, madje janë krejt mediokre nga ana e arsyetimit shkencor.
Prandaj në filozofinë dhe ne shkencat politike kjo që thonë se gjoja ata, të diturit, duan votë më të vlefshme se unë injoranti, është pesë me hiç.
Sigal